Pacolli kontakton Liberinë, nuk është tërhequr njohja

Mos i humb

Pas lajmit nga mediat serbe se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e Kosovës, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai me të lexuar lajmin ka kontaktuar menjëherë udhëheqësit e Qeverisë Liberiane rreth lajmit të publikuar për ta kuptuar të vertetën.

Sipas Pacollit, zyrtarë qeveritarë të Liberisë kanë kundërshtuar lajmin së është terhequr njohja dhe se kjo është vetëm një propagandë nga ana e Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

“Sapo zhvillova një bisede telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë, të cilët ma konfirmuan që tërheqja e njohjes së Republikës së Kosovës nuk është e vërtetë, prandaj është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi.
Në ditët në vijim, marëdhëniet e Republikës së Kosovës me Liberinë, do të kulmojnë në nivelin më të lartë diplomatik.”

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit