Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç kanë nisur takimin e tyre në Bruksel, ku po merr pjesëe dhe shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.
Pas takimeve të ndara 45 minutash bilaterale të bisedimeve, ka nisur edhe takimi trelateral Prishtinë-Beograd-BE në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se takimi i sotëm në Bruksel shënon fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Dua ta falënderoj BE-në si një lider në këtë proces, por edhe mbështetjen e SHBA-së”, u tha Thaçi gazetarëve para fillimit të takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini./Kosova Post/