Pas kërkesës nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për një opinion ligjor lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit për emërimin e Hajdar Hoxhës në krye të kësaj ndërmarrje ka ardhur reagimi i fundit nga MZHE.
Kjo ministri ka vërtetuar se vendimi ka qenë në përputhje me ligjin dhe se nuk mundet që në krye të kësaj ndërmarrje të qëndroj nje person të cilit i ka skaduar mandati, shkruan periskopi. Ketë gjë e ka bërë të ditur drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës njëherësh edhe kryetari i aksionarëve në NPB, Dren Kukaj.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik me një opinion ligjor i dha të drejtë Komunës së Prishtinës në raport me paqartësitë lidhur me Ndërmarrjen Publike Banesore. Ky opinion nuk mund të ishte ndryshe sepse ligji është i qartë./Kosova Post/




