Ushtria e Jemenit merr kontrollin e portit Habl

Mos i humb

 

 

Ushtria e Jemenit ka marrë kontrollin e plotë mbi portin Habl në rajonin Hajje.

Siç bën të ditur Ushtria e Jemenit, aksioni i zbatuar me përkrahje të forcave të koalicionit ndërkombëtar kryesuar nga Arabia Saudite ka rezultuar me marrjen e kontrollit mbi portin Habl.

Aksioni në fjalë ka qenë i shoqëruar me përleshje të armatosur në të cilat ka pasur edhe viktima në njerëz.

“Janë kapur 11 ushtarë huthi, në mesin e të cilëve komandanti Ebu Leys es-Sasemi”, thekson ushtria jemenase.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur rebelët e lëvizjes Huthi përmes një puçi ndaj qeverisë legjitime morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.

Lufta ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, përfshirë sistemin e shëndetësisë, furnizimin me ujë dhe kanalizimet, ndërkohë që OKB e përshkruan situatën në atë vend të Gjirit si një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit