Komisioni për Buxhet kërkesë për Kuvendin: Reduktoni shpenzimet e drekave e udhëtimeve

Mos i humb

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur mbledhje lidhur me Shqyrtimin e Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2018.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi raportoi lidhur me subvencionet për tre mujorin e parë për këtë vit. Siç thotë ai këto subvencione janë dhënë në bazë të vendimit të Kuvendit të Kosovës.

“Çdo shpenzim është bërë në bazë të një vendimi paraprak. Në tremujorin e parë, subvencione kanë shkuar për një zyrtar tonin me nevoja të veçanta, gjithashtu është subvencion për një tjetër individ me nevoja të veçanta. Kemi memorandum bashkëpunimi me pagu qiranë e OJQ-së Toka, kemi subvencion për organizatën “TIKA” kemi një tjetër për organizatën “Ballkan Smile” dhe KMDLNJ, kjo është me vendim të qeverisë”, tha Krasniqi.

Me teje,  Krasniqi theksoi se me vendim të kryesisë janë 14 këshilltar të kuvendit të Kosovës me pagë prej 1040€, që sipas tij një drekë e Kuvendit të Kosovës kushton 250 euro.

Anëtaret e komisionit shprehen shqetësimet e tyre lidhur me shpenzimet e drekave dhe darkave, ku rreth 3900 euro janë shpenzimet e administratës.

“Shpenzimet janë bërë kryesisht ne një ose dy restauranta. Nuk ka mundësi atje me u ba shpenzime për nevoja te vendit sepse është në qoshe të Kosovës. Të gjitha faturat në atë brod janë te pakuptimta”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit