Turqi, rritet në 24 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor

Mos i humb

 

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Recep Akdag, bëri të ditur se bilanci i të vdekurve nga aksidenti i mbrëmshëm hekurudhor në Tekirdağ të Turqisë është të paktën 24 persona.

Fatkeqësia ndodhi në momentin kur treni doli nga shinat, ndërsa mëngjesin e sotëm Akdağ vizitoi vendin e ngjarjes ku u tha gazetarëve se aksioni për gjetjen dhe shpëtimin e udhëtarëve ka përfunduar herët në mëngjes.

Aksident hekurudhor në Turqi
Aksident hekurudhor në Turqi
Një tren pasagjerësh është përmbysur në fshatin Sarilar të qarkun Çorlu në Tekirdağ, pasi që një pjesë e vagonëve dolën nga binarët. ( Hakan Mehmet Şahin – Anadolu Agency )

Ministri turk për Transport, Detari dhe Komunikacion, Ahmet Arslan, tha se kontrolli vjetor i detyrueshëm i shinave hekurudhore ku ka ndodhur fatkeqësia është bërë në prill të këtij viti.

Treni me 362 udhëtarë dhe gjashtë pjesëtarë të stafit kishte udhëtuar në relacion Edrene – Stamboll, ndërsa pesë vagonë të tij dolën nga shinat afër vendit Sarilar në qarkun Çorlu.

Guvernatori i Tekirdağut, Mehmet Ceylan deklaroi se me gjasë, fatkeqësia ka ndodhur nga shkaku i motit të keq të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dërgoi telegrame ngushëllimi në adresë të familjarëve të cilët i informoi se është nisur një hetim për të zbardhur detajet e fatkeqësisë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit