Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fajëson LDK për bllokim të procesve të rëndësishme për Kosovës, në rastin e tanishëm procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se pozicioni inatçor i LDK-së po e dëmton Kosovën.
Duke folur rreth konsensusit sa i përket legjitimitetit të Thaçit për kryesimin e dialogut dhe për një platformë në këtë proces, Veseli ka thënë se është i domosdoshëm një konsensus që do të arrihet në Kuvend, për çka ftojë opozitën që t’i bashkëngjitet bisedimeve për arritjen e konsensusit.
“Çështja e konsensusit është e domosdoshme dhe do të kaloj përmes Kuvendit. Opozita duhet t’i bashkëngjitet këtij karvani. Ky pozicioni inatçor i LDK-së po e dëmton Kosovën si në rastin e FSK-së, zvarritjen e Demarkacionit dhe po frikësohemi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me dialogun”, u shpreh Veseli, raporton Kosova Post.
Sipas tij, inatet e tilla humbje kohë dhe dëmtojnë vetëvetën.
“Jemi duke dëmtuar vetveten jeni duke humbur kohë, jemi duke u përballuar me një sfidë që është sfida e dialogut me Serbinë në duhet të kemi dialog e jo konflikt.E kam një përshtypje se opozita po vazhdon me gabimin e njëjtë që është në dëm të qytetarëve. Çështja e FSK-së do të ishte e përfunduar nëse nuk kishim pasur qëndrime dhe inate të opozitës për pushtet”, tha Veseli.
Sipas tij, nuk është e rëndësishme se kush do ta udhëheqë dialogun por rëndësi ka që mos t’i frikohemi përballjes me Serbinë, derisa i lë të hapur Isa Mustafës që të udhëheqë me dialogun.
“Le të del Isa Mustafa le të merr udhëheqjen e dialogut por mos të frikësohet kur të shkon atje. Sepse është sfidë sa herë që bisedojmë me serbinë. Çështja është se pse po vonohemi dhe po e dëmtojmë pozicionin tonë, nuk është e rëndësishme se a do të jetë Isa Mustafa apo Hashim Thaçi, kryesore është të mos kemi frikë atje e të na bëjë thirrje neve, pasi që Thaçi nuk do të jetë kundër udhëheqjës së Isa Mustafës”, ka përfunduar Veseli.
Ndryshe Veseli është optimist se opozita do të ndryshoj qëndrim sa i përket dialogut dhe të arrihet një konsensus edhe pse thotë ai se mund të jetë një ndryshim i vonuar që do të na dëmtojë megjithatë, raporton Kosova Post./Albana Hajdari/


