Selmanaj: PDK parti tradhtare që vepron pas shpine

Mos i humb

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Driton Selmanaj e quan PDK-në parti tradhtare, që vepron pas shpine dhe këtë veprim siç shkruan ai e ka modelin e vetëm politik.

Ky reagim i Selmanjt ka ardhur pasi seancës së sotme, ku Kadri Veseli ka pranuar se inciativa e rrëzimit të Qeverisë Mustafa kishte qenë e PDK-së, derisa atëherë mbrohej duke thënë se mocionin për rrëzimin e qeverisë e ka ngritur Vetëvendosja dhe Nisma që pastaj i’u bashkua PDK-ja.

“Para 1 viti kur u nis mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, zyrtarisht u tha që këtë iniciativë e kishin marrë Nisma, VV dhe AAK, kurse me vonë ju bashkuan PDK, Lista serbe dhe disa parti të komuniteteve (pra i gjithë spektri politik u pozicionua kundër LDK-së)”, ka shkruar Selmanaj në Facebook, përcjell Kosova Post.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra….

Para 1 viti kur u nis mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, zyrtarisht u tha që këtë iniciativë e kishin marrë Nisma, VV dhe AAK, kurse me vonë ju bashkuan PDK, Lista serbe dhe disa parti të komuniteteve (pra i gjithë spektri politik u pozicionua kundër LDK-së)..

Edhe atë kohë dihej sheshazi që i gjithë ky skenar kishte dy regjisor përtej opozitës së atëhershme, dhe ata ishin binomi Thaqi/ Veseli. Ky fakt sot u konstatua publikisht në seancën plenare nga kreu i PDK-së. Ai tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kryej mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmuar vitin e kaluar!….

Kjo është PDK-ja që tradhtinë dhe punën pas shpine e ka modelin e vetëm të veprimit politikë.

Qytetarë të Republikës, beteja politike në Kosovë që nga viti 1990 është zhvilluar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes dy ideologjive dhe dy shkollave të mendimit politik: LDK-së si forcë progresive në njërën anë dhe Produktet e LPK-së me gjitha minoritetet në anën tjetër.

Zgjedhja për qytetarët më e qartë se kurrë më parë.

Republika mbi të gjithë.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit