Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e pranon se vetëm protestat e punëtorëve ua kujtojnë udhëheqësve se ata kanë probleme, përndryshe tha ai se greva e zjarrfikësve është thirrur nga Qeveria qe ai drejton, sepse ata janë lënë anash nga qeveritë e kaluara, Thaçi e Mustafa.
“Na i kemi thirre në grevë, sepse tash e sa vjet janë lënë pas dore. Zjarrfikësit janë dhënë në menxhim nivelit lokal dhe një pjesë Ministrisë së Brendshme. Ne e kemi gati konceptdokumentin, dhe shpejt do ta zgjidhim edhe çështjen e tyre”, tha shefi i qeverisë.
Ndryshe, kreu i ekzekutivit Haradinaj i quan të arsyeshme protestat , sikur edhe kjo e zjarrëfikësve.
“Mirë është që po ka greva se po na kujtojnë se duhet të merremi me ta” tha Haradinaj duke aluduar te grevat e fundit”, tha Haradinaj./Kosova Post/


