Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka siguruar edhe një herë qytetarët se dialogu nuk do ta dëmtojë Kosovën.
Ai madje ka kujtuar se për të si kryesues i dialogut nuk është aspak e lehtë të ulet në tavolinë me Vuçiçin i cili çdo takim e fillon me fjalët se Kosova është Jerusalemi i Serbisë.
“Nuk është lehtë të ulem me Vuçiçin. Ai fillon takimet me fjalët më të rënda, si ajo Kosova është Jerusalemi i Serbisë, Kosova është territor i Serbisë, fjalë këto të cilat i keni dëgjuar të gjithë. Por në të njëjtën kohë ai e din që Kosova tashmë është shtet në vete i njohur ndërkombëtarisht, dhe kjo me bënë që ti rri në tavolinë për një marrëveshje për të përmbyllur këtë kapitull historik. Do të jetë marrëveshje e rëndë, sikurse takimi i fundit që ishte më i vështiri në këto 6 vite”, tha Thaçi.
Presidenti i vendit ka përsëritur se për hir të së ardhmes duhet ti mbyllim “veshët” dhe mos të kthehemi prapa.
“Me rëndësi do të kemi fqinjësi korrekte, pajtimi do të ndodhë edhe pse nuk duhemi, por duhet të ketë një mirëkuptim për hir të agjendës europiane. Marrëveshja përfundimtare mund të ndodh vetëm me mbështetjen e SHBA –ve, për këtë proces”, tha presidenti Thaçi./Kosova Post/


