Maqedonia e “hidhëruar” me Kosovën për këtë arsye

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, njiheresh ministër i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka pritur homologun e tij nga Maqedonia ministrin Nikola Dimitrov, i cili ka paralajmëruar Kosovën se vendimi doganor i Kosovës ndaj produkteve maqedonase mund të sjell inate që nuk i konvenojnë fqinjësisë së mirë.

Ai, i bëri të ditur Prishtinës zyrtare se janë tē lënduar me këtë mase doganore.

“Nuk mund të mbroheni nëse lëndoni fqinjin e mirë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje sa me parë në të kundërtën do të lidhet inat i ndërsjella me masa reciproke”, tha ministri Nikolla.

Në anën tjetër ministri i Punëve te Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se vendimi i fundit doganor erdhi për të mbrojtur produktet vendore të Kosovës.

“Unë e kuptoj shqetësimin e palës maqedonase për masën doganore në prodhimet e pemëve dhe perimeve, por na është dashur të veprojmë kështu për të mbrojtur prodhimin tonë” tha Pacolli.

Ndryshe të dy ministrat u dakorduan për vazhdim bashkëpunimi, ndërsa u theksua se fqinjësia e mirë nënkupton edhe ardhmëri të mirë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit