Ushtria turke (TSK) ka neutralizuar 11 terroristë përmes operacioneve ajrore në juglindje të Turqisë dhe veri të Irakut.
Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë në rrjetin social Twitter, operacionet ajrore të forcave turke ndaj terroristëve janë realizuar më 21 dhe 22 korrik në provincat turke Hakkari dhe Erzincan dhe në rajonet Avashin-Basjan në veri të Irakut.
Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.
PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.


