Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushllimet e tij pas humbjes së jetëve pas shpërthimit të zjarreve në Greqi.
Thaçi ka deklaruar se Kosova solidarizohet me Greqinë në këtë situatë.
“I prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës, në Greqi. Janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve. Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë” u shpreh ai përmes një shkrimi në Facebook.
Numri i të vdekurve në këtë katastrof natyrore ka arritur deri në pesëdhjetë , ndërsa deri tani janë raportuar se të lënduar janë njëqind persona./Kosova Post/


