Partia Demokratike ka denoncuar braktisjen e shkollave nga nxënësit, ku sipas Albana Vokshit, kur demokratët të vijnë në pushtet do të shfuqizojnë ligjin e Arsimit të Lartë.
Sipas saj, kjo është një këmbanë alarmi për rininë, “se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot”.
Partia Demokratike tha Vokshi do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjitoze punë. PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.
Top Channel


