Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shprehu kënaqësinë që Turqia ka liruar dy pjesëtarët e ushtrisë greke, të cilët më herët u arrestuan në rajonin ushtarak në Edirne.
“Bashkimi Evropian (BE) do të vazhdojë zbatimin e partneritetin strategjik me Turqinë”, theksoi Juncker në rrjetet sociale.
Ai rikujtoi se në samitin Turqi- BE në qytetin e Varnës në mars të këtij viti u theksua se nuk ekziston arsye që Turqia të ndjejë frikë nga fqinjët evropianë.
“Duam të shohim një Turqi demokratike, prosperuese dhe stabile”, porositi Juncker.
Rikujtojmë se dy ushtarë grekë u arrestuan në rajonin ushtarak në Edirne pas çka u mor vendimi që të gjykohet në liri.