Ambasadori turk: Pakistani ofron mundësi investimi

Mos i humb

Ambasadori turk në Pakistan, Ihsan Mustafa Yurdakul, u bëri thirrje investitorëve të kthehen në shtëpi për t’u informuar për mundësitë në Pakistan.

“Kina dhe Pakistani po kryejnë projektin e Korridorit Ekonomik të Kinës dhe Pakistanit (CPEC). Ka mundësi që ky projekt direkt apo indirekt ofrohet për investitorët turq”, tha Yurdakul.

Ai theksoi se projekti synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe atë të energjisë.

Projekti multi-miliard dollarësh synon të lidhë rajonin veriperëndimor Xinxiang të Kinës deri te Porti Gwadar i Pakistanit.

“Mjedisi i punës po zhvillohet dita ditës. Lidhja e Pakistanit me Kinën është shumë e fortë. Nga ana tjetër, është një fqinj i Indisë, që është një treg i madh. Pakistani disi mban çelësin e zemrës së Lindjes”, tha Yurdakul.

Lidhjet e ngushta me Turqinë

Ambasadori turk në Islamabad tha se Turqia dhe Pakistani kanë marrëdhënie shumë të ngushta dhe të sinqerta.

“Gjithmonë kanë qenë të tilla, gjatë gjithë historisë”, u shpreh Yurdakul, duke shtuar se Turqia duhej “ta mbante këtë flakë të gjallë” duke mbajtur lidhje politike të nivelit të lartë dhe duke forcuar investimet dhe tregtinë.

“Sipas shifrave të vitit 2017, vëllimi tregtar midis dy vendeve ishte 600 milionë dollarë”, tha Yurdakul, duke shtuar se ekziston potencial për vëllim më të lartë tregtar.

Lidhur me formimin e një qeverie të re pakistaneze, ai tha se bashkëpunimi i ngushtë i krijuar me qeverinë e mëparshme do të vazhdojë. Ai po ashtu kujtoi se kryeministri i ardhshëm i Pakistanit, Imran Khan, mbështeti Turqinë në krizën e fundit me SHBA-të.

Më 1 gusht marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit u tensionuan kur SHBA vendosi sanksione ndaj dy ministrave të kabinetit turk pasi Turqia refuzoi të lirojë një pastor amerikan i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, ngriti tensionet në këto marrëdhënie duke dyfishuar tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për importet turke të aluminit dhe çelikut.

Në përgjigje, Turqia ngriti tarifa për disa mallra të prodhuara nga SHBA-të, duke përfshirë alkoolin dhe produktet e duhanit dhe automjeteve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit