Avokati Kujtim Kërveshi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajruallu, ka folur rreth dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, ku ka theksuar se një prokuror të tillë Kosova nuk e ndërton çdo ditë, është një karrierë e tërë mbrapa tij.
“Në rolin e prokurorit mendoj se është një ndër prokurorët shembull me guxim dhe profesionalizëm i cili ndoshta sot mund të ketë agjenda për ta nxjerrë në pah një personalitet tjetër…z.Blakaj nuk ka qenë prokuror që ka abuzuar me mënyrën se si hetohen qytetarët e Kosovës, ai ka qenë i gatshëm që ta mbrojë dhe ruaj punën e tij si prokuror”, ka thënë Kërveshi.
“Prokurori Blakaj do ishte dashur që të paktën të jepte një deklaratë rreth kësaj kudo që është. Kosovës i duhen prokurorë të guximshëm dhe profesional, z.Blakaj ka qenë njëri prej tyre”, u shpreh Kërveshi.
Duke folur rreth asaj që është thënë se arsyeja e dorëheqjes së prokurorit Blakaj ka qenë shkaku i kërcënimeve, avokati Kërveshi ka thënë se këtë më së miri mund ta thotë vetë prokurori Blakaj.
Kërveshi shtoi se këtë shoqëri e kanë kthyer në statistikë si shoqëria më kriminale në Evropë, ku çdo i dyti apo i treti ballafaqohet me procedura që nuk do të duhej të ballafaqoheshin./Kosova Post/