Presidenti Erdogan rizgjidhet kryetar i AK Partisë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, rizgjidhet si kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) me 1380 vota, duke marrë të gjitha votat e vlefshme.

Ka përfunduar votimi i kryesisë së AK Partisë në Kongresin e 6-të të zankonshëm të kësaj partie, i cili u mbajt në Sallën e Sporteve të Ankarasë.

Kryetari i Kongresit, Mehmet Ali Sahin, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.457 delegatë kanë votuar 1.381, nga të cilat 1.380 vota ishin të vlefshme dhe 1 ishte e pavflefshme.

Sahin, ka njoftuar se presidenti Erdogan duke marrë të gjitha 1.380 votat është rizgjedhur kryetar i përgjithshëm i Partisë AK.

Po ashtu me të njëjtin votim është përcaktuar edhe Bordi i Drejtues dhe ai ekzekutiv i Partisë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit