
Një tufë e madhe bletësh ka vërshuar sheshin Times, një nga pikat e famshme turistike të qytetit të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mijëra bletë dje në orët e pasdites kanë vërshuar një tezgë për shitjen e sanduiçëve me salsiçe (hot-dog) që gjendej në kryqëzimin mes Rrugës 43 dhe Bulevardit Broadway në Sheshin Square, qendrën e lagjes Manhattan.
Bletët shkaktuan rrëzimin e çadrës së tezgës. Në vendin e ngjarjes ndërhyri policia, ndërkohë që trafiku u mbyll përkohësisht.
Policia e New Yorkut përdori metodën me vakum për të mos i dëmtuar bletët, duke i transferuar ato në një vend tjetër.
Andrew Cote nga ekipi policor tha se vërshimet e këtilla të bletëve zakonisht ndodhin në muajt e pranverës, por shtoi se për shkak të ngrohjes së motit, mbretëresha mund të ketë braktisur kosheren dhe për këtë arsye bletët e tjera mund të jenë mbledhur në çadrën e tezgës.
“Mbase bletët kanë dashur vetëm të hanë sanduiç me salsiçe”, tha Cote në formë shakaje./Rtv Islam/


