Një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.
Magazina ndodhet në lagjen “16 Prilli”. Sipas policisë, zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes dhe flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike./ Top Channel/