Thaçi: Qytetarët me referendum do ti japin vulën marrëveshjes me Serbinë

Mos i humb

Në tryezën e organizuar të KDI ka organizuar tryezën me temën: “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur edhe për ekipin negociator  në dialogun me Serbinë si dhe kundërshtimet e opozitës, derisa ka shtuar ai se ekipi negociator dhe institucione do ta plotësojnë njëra tjetrën në këtë proces.

“Ekipi negociator dhe institucionet e Kosovës do ta plotësojnë njëri tjetrin në këtë proces. Korrigjimi i kufirit, unë jam në favor që të përfaqësojë kërkesën legjitime të Luginës që në kuadër të demarkimit të kufirit, të përfshihet Lugina në tërësi. Nuk është që kjo çështje është ngritur nga unë për herë te parë, ngase ka pasur edhe të tjerë të cilët e kanë paraqitur më herët si ide. Nuk do të lejojë që në emër të kësaj të flitet për ndarje, shkëmbim apo republikë serbe në Kosovë. Nuk do të lejohet as Asociacioni me kompetenca ekzekutive në Kosovë.” ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se korrigjimi i kufijve nënkupton bashkimin e Luginës me Kosovës dhe të shqetësohemi më së paku për atë që brengoset Serbia. Ai ka thënë se Kosova nuk është gardian i paqes në Ballkan, por është kontributor në të.

Për më tepër, presidenti Thaçi  ka thënë se krahasimi me Bosnjën është i pavend ngase Kosova dhe Serbia diskutojnë si dy vende sovrane. Me pas ka shtuar se ka dëgjuar edhe idenë, siç e quajti ai, që po i përçan partnerët ndërkombëtarë, mirëpo ai tha se nuk e ka një ndikim të tillë që të diktojë këto marrëdhënie.

“Unë nuk jam aq naiv që demarkimi do të përfshijë vetëm Luginën, e di qe kjo përfshin 400 km katror kufi. Mirëpo unë nuk flas për ndarje sepse një gjë e tillë asnjëherë nuk është vënë në tavolinë. Do të punojmë për demarkim dhe vetë qytetarët e Kosovës përmes referendumit do të deklarohen nëse janë për marrëveshje apo jo”, është shprehur Thaçi, për të kujtuar kështu se në procesin e demarkimit me Malin e Zi, Kosova ka humbur tri vite./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit