
Para vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se situata është shumë komplekse për të përcjellë atë që po ndodh në terren.
Siç tha ai, rreziqet janë rritur, por thekson se kjo vizitë është një fitore e madhe ndërkombëtare e presidentit Vuçiç.
Vulin vlerësoi se vizita e Vuçiçit në Kosovë është tregues se Serbia është bërë një faktor i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Duke komentuar se autoritetet e Prishtinës pas ndërhyrjes së Washingtonit dhe Bashkimit Europian, ndryshuan vendimin për të ndaluar presidentin Vuçiq në Ujman, Vulin tha se vizita ishte një fitore e madhe ndërkombëtare e presidentit Vuçiç./Kosova Post/


