Komisioni paralajmëron shkarkime për vrasjen në AKI

Mos i humb

Komisioni i AKI-së, është i vendosur të kërkoj llogari të plotë nga përgjegjësit e rastit për vrasjen e ndodhur disa ditë me parë brenda ndërtesës së AKI- së.

Ky komision ka ftuar sot për raportim Inspektorin e Pergjitshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjani.

Sipas kryetares se komisionit të AKI-së, Ganimete Musliu në mbledhjen e sotme është shprehur vullneti për shkarkim të përgjegjësve lidhur me rastin. Ajo ka garantuar se vendimet e marruara nga Komisioni nuk guxojnë të jenë të njëanshme.

“E mbajtëm mbledhjen ku inspektori Sopjani raportoj me tersi për vrasjen ne AKI, derisa nuk e kemi një raport të përfunduar nuk mund të lëshohemi ne detaje se çka ka ndodh në të vërtet, kur kemi parasysh ndjeshmëri e rastit. Por, ju garantoj se vendimi nuk do të jetë i njëanshëm” tha Musliu.

Ajo shtoj se edhe drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni do të ftohet pë të raportuar javën e ardhshme për vrasjen e ndodhur.

Musliu ka pranuar se arma e përdorur në vrasje ka qenë pa leje duke mos dhënë detaje se si ka përfunduar aty./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit