BE nis procedurë kundër Hungarisë për shkelje të sundimit të ligjit

Mos i humb

Deputetët e Bashkimit Europian me shumicë votash votuan për nisjen e procedurës kundër Qeverisë hungareze të kryeministrit Viktor Orban lidhur me pretendimet se ka minuar vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit europian.

Eurodeputetët të mërkurën votuan me 448 ndaj 197 në favor të raportit i cili rekomandon nisjen e procedurës së ashtuquajtur të nenit 7, e cila mund të çoj deri në pezullimin e votës hungareze në Bashkimin Europian.

Këtë veprim anëtarët e bllokut të Partisë Popullore Europiane, anëtare e së cilës është edhe lëvizja Fidesz e Orbanit, e shohin si votë kundër aleatëve të Budapestit.

Orban me vite refuzon akuzat ndërkombëtare për sistemin zgjedhor në Hungari, shkelje të lirisë së medias, për mungesën e pavarësisë së gjyqësorit, abuzim me azilantët dhe refugjatët dhe kufizim të veprimit të organizatave joqeveritare./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit