
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku në të cilën diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale në mes këtyre dy vendeve.
Temë kyqe e diskutimit ishin zhvillimet e fundit të Kosovës ajo e dialogut me Serbinë dhe aprovimi i liberalizimit të vizave ku në të cilën Behxhet Pacolli kërkoi nga pala shqiptare që të bëhen pjesë përbërese e synimit të dialogot me Serbinë.
“Ne folëm për marëdhëniet tona dhe e informova se dialogu përfundimtar me Serbinë ka filluar dhe që ka pasur tri takime edhe pse ka pasur shumë vështirësi ajo do të vazhdojë të zhvillohet. Çdo gjë është e hapur në diskutimet me Serbinë, kushtetutshmëria dhe integriteti territorial i Kosovës duhet të mbrohet totalisht. Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos jetë duarktyçë, pala shqiptare duhet të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë të dialogut me Serbinë”, tha Pacolli.
Ndërkaq ministri i Jashtëm i Shqipëris Ditmir Bushati, tha se Kosovës nuk do t’i mungoj mbështetja nga Shqipëria pamvarësisht se nga kush do të udhëhiqet ai dialog.
“Shqipëria gjithmonë është në mbështetje të Kosovës si në rrafshin rajonal ashtu edhe ndërkombëtarë pavarësisht se kush është në krye. Këtë vit përpjekjet tona të përbashkëta është që Kosova të arrij synimin e vet për liberalizimin e vizave. Besoj që me punën tonë me vullnetin tonë do të arrijnë edhe këtë”, tha Bushati
Më tutje ai foli për takimin i cili do ta mbahet në qytetin e Pejës në mes dy qeverive duke theksuar në rend të parë që dy vendet janë larg një krijimit të një zone të përbashkët pasi që duhet një bashkëpunim edhe më i thellë.
“Dy qerevitë tona do të mblidhen në Peje ku dj të jetë një mindësi e mirë për të rishikuar ato boshllëqe mes këtyre dy vendeve. Shpresoj që 2018 që këtë një konfimrim në rritje të të ardhurave. Jemi ende larg krimit të asaj zone të përbashkët mes nesh”, u shpreh Bushati./Kosova Post/


