Vuçiç: Zgjidhje e “lehtë” me shqiptarët? Është sikur të tentosh shërimin e kancerit me aspirinë!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se zgjidhja e problemeve me shqiptarët do të jetë e dhimbshme, siç ka thënë ai “si për ne ashtu edhe për shqiptarët”.

Siç ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, është e rëndësishme që njerëzit të dinë se edhe në qoftë se “ne nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje, e cila është e mundshme, dikush pas nesh dhe pas atyre disa do të duhet të arrijë një të tillë”.

Një gërshetim i arkitekturës së përkryer dhe standardeve evropiane – Linda Premium Residence është ajo që ju duhet

“Sepse pa marrëveshje dhe ndërtimin e paqes afat-gjate nuk do të jetë e mundur të vazhdojmë me këtë performancën e suksesshme ekonomike”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu ka porositur serbët se duhet të brengosen për fëmijët dhe të mendojnë për ta, shkruan telegraf.“Duhet të kujdesemi për fëmijët dhe mos të mendojmë se si të gjejmë ndonjë zgjidhje të lehtë. Është sikur të tentosh shërimin e kancerit me aspirinë. Zgjidhjet do të jenë të dhimbshme, si për ne ashtu edhe për shqiptarët”, ka shtuar tutje Vuçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit