Baku, Erdogan pritet me nderime të larta shtetërore

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pas takimit me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në Baku filloi vizitën zyrtare në këtë vend.

Erdogan sot mbërriti në Azerbajxhan për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të çlirimit të Baku-s dhe themelimit të Armatës Islamike të Kaukazit.

Erdogan në Pallatin e Rinisë në Baku u prit nga presidenti i Azerbajxhanit Aliyev ndërsa pas shtrëngimit të duarve pasoi intonimi i himneve të dy vendeve.

Pastaj vazhdoi parakalimi i i dy presidentëve para gardës së nderit, ku me këtë rast Erdogan përshëndeti gardën e nderit të rreshtuar për nder të tij. Dy liderët pas kësaj ndoqën së bashku parakalimin ushtarak ndërsa në ceremoi i pranishëm ishte edhe Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Erdogan dhe Aliyev pas kësaj vazhduan takimin pas dyerve të mbyllura./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit