Kurti fton qytetarët në protestë për të ndalur kompromiset personale të Thaçit

Mos i humb

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për protesë paqësore, për të parandaluar siç tha ai, presidentin Thaçi të bëjë pazare të dhimbshme për vendin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiçin

Pazaret e Thaçit me Vuçiçin nuk duhet ti paguaj populli, prandaj tha Kurti, duhet ti ndalim kompromiset e personale të Presidentit Thaçi me Vuçiçin, sepse ai nuk ka mandatin e Kuvendit për të bërë kompromise për vendin.

“Situata politikë në Kosovë është e rëndë e sidomos pas ndërmarrjes nga ana e Presidentit Thaçi  për ridizajnim të kufijve, pa mandat nga Kuvendi, pa ekip gjithëpërfshirës, për një kompromis të dhimbshëm me Serbinë. Duhet të ndaluar këtë kompromis personal, pasi ai nuk ka as kredibilitet”, është shprehur Kurti.

Duke, folur për deklarimet e Thaçit për ri dizajnim t kufijve dhe bashkimin me Luginën, Kurti tha se me ato troje nuk bëhet kompromis.

“Pazaret e Thaçit me Vuçiçin nuk duhet ti paguajmë ne. Një popull si nënshtrohet një njeriu dhe se protestat janë të domosdoshme. Presidenti ka folur për kompromis të dhimbshëm, por  bashkimi me pjesën lindore nuk është kompromis. Kosova lindor nuk lejojmë të ndahet, por në të njëjtën kohë e pranojmë e vlerësojmë referendumin e Bujanovcit”, tha Kurti për të shtuar më pas se Thaçi i ka mashtruar qytetarët e Kosovës për vite me radhë tani ka ardhur koha ti mashtroj edhe qytetarët e Kosovës Lindore.

Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës Lindore që të jenë dhe të bazohen në vepra të reja e jo në rrena të vjetra./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit