
Ish ministri dhe eksperti i fushës së drejtësisë Arsim Bajrami, teksa ka folur për reformën zgjedhore që duhet të bëhet në Kosovë ai është ndalur tek reforma ose ndryshimet ligjore të zgjedhjes së presidentit nga vota e popullit. Sipas Bajramit kjo reformë mund të arrihet vetëm me ndryshime kushtetuese.
“Vullneti politike duhet ta qoj deri në fund reformën zgjedhore, partitë politike duhet të marrin me seriozitet të madh, tani është koha që të rishikohet në mënyrë substancial në aspektin administrativë e menagjerialë si dhe përmbajtësor që të adoptojmë një sistem zgjedhor funksional. Në momentin që ka zgjedhje të parakohëshme do të kemi krizë politike. Duhet të ketë reformë kushtetuese të Presidenti, e që Presidenti i ardhshëm duhet të zgjedhet drejtëprdrejt nga populli”, kështu tha Bajrami në tryezën e realizuar për reformën zgjedhore të organizuar nga Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D).
Duhet kujtuar që ndryshimet kushtetuese mund të bëhen ne Kuvend me votimin e 2/3 të të gjithë deputetëve dhe 2/3 e minoriteteve të përfaqësuara në Kuvend./Kosova Post/


