
Veteran të shumtë të të gjitha komunave tashmë janë mbledhur para Pallatit të Drejtësisë për të portestuar kështu kundër ngritjes së aktakuzës të të ashtuqujturës listë e “veteranëve të pavërtetë”.
Veteranët protestues të cilët janë organizuar të kundërshtojnë aktakuzën për 20 mijë veteran të rrejshëm nuk kanë mbetur të vetëm sepse atyre në këtë kundërshtim iu janë bashkangjitur qindra qytetarë të cilët po ashtu kërkojnë respektimin e vlerave të ushtarëve të UÇK-së të cilët bënë luftë të drejtë për liri./Kosova Post/




