
Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijëve me Serbinë, ndërsa kësaj proteste nuk i janë deklaruar t’i bashkohen Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ditë më parë lideri i LDK-së Isa Mustafa, nuk ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar pjesëmarrjen e LDK-së në këtë protestë, vetëm ka thënë se tani për tani nuk është momenti për protesta.
Pas takimit që kishin dy liderët e partive opozitare, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, u shtuan zërat se mund të ketë një marrëveshje për t’u bashkuar në protestën e 29 shtatorit, por zyrtarët nga LDK-ja nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.
Kosova Post, ka provuar disa herë që të kontaktoi për të sqaruar pozicionin e tyre sa i përket protestës së thirrur nga Vetëvendosje, por ata në asnjë rast nuk i’u janë përgjigjur duke gjetur justifikime të ndryshme për t’i ikur përgjigjes konkrete për pjesëmarrje apo jo në protestë.
Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti i kontaktuar nga Kosova Post disa herë nuk ka dashur të përgjigjet duke dhënë arsyetime të ndryshme.
Nga kjo mund të aludojmë se LDK-ja mund edhe mos të ketë qëndrime kompakte sa i përket pjesëmarrës në protestën së e Vetëvendosjës, dhe se pjesëmarrja e deputetëve të saj mund të jetë e vullnetit të lirë pa kufizime nga partia./Kosova Post/


