Takohen Erdogan dhe Merkel, arrijnë një marrëveshje me rëndësi

Mos i humb

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord që ta mbajnë një konferencë ndërkombëtare në muajin tetor, në përpjekje për të shuar konfliktin në Siri.

Këtë lëvizje e bëri me dije kancelarja Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Berlin.

“Ne favorizojmë që të kemi një takim katërpalësh, sepse situata është ende e brishtë, midis presidentit turk, presidentit rus, presidentit francez dhe meje. Ne synojmë ta bëjmë këtë në tetor,” tha ajo.

Ideja më parë ishte ngritur nga Turqia.

Rusia – një aleat i Bashar Assad – dhe Turqia kohët e fundit bënë një marrëveshje për një zonë tampon në Idlib që lehtëson frikën e një ofensivei të gjithanshme nga regjimi sirian dhe aleatët e saj.

Në temën e luftës kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Turqia pret bashkëpunim më të ngushtë nga Gjermania kundër të gjitha grupeve terroriste, duke përfshirë PKK dhe anëtarët e dyshuar të Grupit Terrorist Gülenist (FETÖ).

Duke folur gjatë konferencës, Erdogan tha se mijëra terroristë të PKK dhe qindra njerëz që kanë lidhje me udhëheqësin e FETÖ, Fetullah Gylen, që jetojnë në SHBA, por edhe në Gjermani.

“Me besim reciprok, ne duhet të kapim (të dyshuarit) dhe t’i dorëzojmë ato,” tha ai. “Kjo është e rëndësishme nga pikëpamja e sigurisë për paqen dhe mirëqenien e vendeve tona”.

Erdogan gjithashtu i bëri thirrje Gjermanisë të tregojë respekt ndaj sistemit gjyqësor të Turqisë, në lidhje me kritikat gjermane ndaj arrestimeve në Turqi të shtetasve gjermanë mbi akuzat lidhur me terrorin./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit