
Një aksident zinxhiror mes autobusëve që transportonin maturantët e Gjilanit ka ndodhur në Shqipëri.
Sipas dëshmisë së maturantëve, në këtë aksident ka edhe të lënduar.
Një nxënës ka treguar për Kallxo.com se autobusët janë aksidentuar si pasojë e kyçjes së pasigurt në rrugë të një veture me tabela vendore (të Shqipërisë).
Një maturant tjetër ka treguar se në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ka edhe të lënduar.
Në një prononcim për Kallxo.com, ky nxënës ka treguar se ka parë autoambulancat të kenë marrë me vete së paku dy nxënëse.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës dhe nxënësit po shkonin drejt Shkodrës, në ditën e fundit të ekskursionit./Kosova Post/


