Një aborixhinase ka humbur jetën pas sulmit që pësoi nga një krokodil në pjesën veriore të Australisë.
Sulmi ka ndodhur derisa ajo mblidhte midhje me familjen. Policia njoftoi se gruaja u sulmua pranë qytetit bregdetar Nhulunbuy.
“Dëgjuam zëra dhe gruaja u zhduk në ujë. Më pas gjetëm kovën e saj ku mblidhte midhje”, tha dëshmitari okular.
Policia doli në vendngjarje ku gjeti krokodilin dhe trupin e gruas. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2005 deri në vitin 2014 në këtë zonë krokodilët kanë vrarë 14 persona./Rtv Islam/