Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës, ka miratuar në lexim të dytë projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Projektligji për kullat e Jasharëve mori 84 vota për.
Kujtojmë, se rëndësia e këtij projektligji qëndron në financimin e procesit të konservimit dhe restaurimit të Kullave në Prekaz.
Ky proces është zvarritur tash e një kohë të gjatë nga institucionet e Kosovës, dhe për arsye të shumta.
Pa miratimin e këtij projektligji, Agjencioni për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale, kishte buxhet të vetin vetëm një milion euro për intervenim./Kosova Post/