Skandali me djalin e shefit të AKI-së Shpend Maxhuni, vjen reagimi i presidentit Thaçi

Mos i humb

Ditë me parë djali i shefit të AKI-së u ndaluar nga policia dhe në veturën e tij u gjenden lëndë narkontike. E ndaj kësaj ka reaguar edhe residenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit nuk e ka qartësuar nëse do të ndërmarrë masa ndaj Drejtorit të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, tri ditë pasi në publik doli lajmi se në veturën e familjarëve të tij, Policia ka gjetur narkotikë.

I pyetur për këtë rast, Presidenti Thaçi tha të hënën se po pret nga ‘autoritetet përkatëse’ të shikojnë se çka ka ndodhur.

“I përcjell të gjitha zhvillimet edhe politike, edhe në aspektin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Pres që të gjitha autoritetet përkatëse që kanë përgjegjësi, të shikojnë në hollësi të gjitha zhvillimet dhe ndërkohë ne do të jemi këtu”, tha Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit