Një studim vuri në pah se stresi mund të përshpejtojë rënien kognitive duke dëmtuar kujtesën.
Sipas lajmit të LiveScience, në hulumtimin e zhvilluar nën drejtimin e doktor Justin Exhouffo-Tcheugui nga Fakulteti i Mjekësisë Johns Hopkins, duke e shfrytëzuar databazën e Hulumtimeve të Zemrës së Framingham, është zbuluar se stresi mund të dëmtojë kujtesën, pasi mund të përshpejtojë rënien kognitive, që gjithashtu është e lidhur me tkurrjen e trurit.
Në kuadër të hulumtimit janë analizuar të dhënat e mbi 2 mijë vullnetarëve të moshës së mesme, të shëndetshëm. Ekspertët gjetën se pjesëmarrësit me nivel të lartë hormoneve të kortizolit në gjakun e tyre, që është tregues i stresit, kanë qenë më të pasuksesshëm në testet e kujtesës.
Në skanimet e MRI për moshatarët e tyre që kishin nivel normale të hormonit të kortizolit, u zbulua se truri i pjesëmarrësve me stres ishte tkurrur më pak.
Gjithashtu u tërhoq vëmendja se ky efekt është më i qartë tek pjesëmarrësit gra.
Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Neurology”./Rtv Islam/