
Faton Topalli, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka ftuar në interpelancë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për t’u përgjigjur lidhur me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.
Përmes interpelancës gjithashtu kërkohet përshpejtimi i ndryshimit të Ligjit të Punës, dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë./Kosova Post/





