Dështimi i madh i Behgjet Pacollit, vetëm një njohje këtë vit!

Mos i humb

Ministri i jashtëm i Kosovës, bengjet Pacolli ka dështuar totalisht në rrafshin e njohjeve të reja.

Këtë vit Kosova ka arrit të marrë vetëm një njohje, duke shënuar regres në këtë aspekt krahasuar me vitet tjera.

Viti 2018 ka qenë sfidues për politikën e jashtme të Kosovës. Diplomacia kosovare në arenën ndërkombëtare është duke u sfiduar nga Serbia dhe mosnjohja e pesë vendeve anëtarë. Shteti i Kosovës ka ngecur sa i takon njohjeve të reja, ndërsa ka përparuar në aspektin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike.

Kështu u tha në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike me ç’rast u publikua dhe raporti “Vjetari i politikës së jashtme kosovare”.

Koordinatori në Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Butrit Berisha tha se në bazë të këtij raporti del se Kosova nuk ka përparuar sa i takon njohjeve të reja, pasi që është njohur vetëm nga Barbadosi.

Ndërsa, diplomacia kosovare në vitin 2018 ka arritur sukses vetëm në aspektin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ky raport e ka theksuar edhe zbehjen e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me vendet mike si Amerika, për shkak të mospajtimeve publike si për çështjen e demarkacioni, shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa me Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pasur qëndrime të kundërta për idenë e korrigjimit të kufijve.

“Njohjet dy palëshe ose njohjet bilaterale sidomos në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë fokusi kryesor i politikës së jashtme dhe pse vitet e fundit ky fokus ka devijuar, sidoqoftë ajo çka vërehet është që trendi në vitet e fundit është në rënie e njohjeve dy palëshe, shumica e njohjeve kanë ardhur në vitin 2008-2014, pas vitit 2014 Kosova me vështirësi ka menaxhuar të siguroj dy tri njohje në vit. Nuk bënë përjashtim as viti 2018, ku deri tash ka vetëm një njohje nga Barbados në shkurt të viti 2018, por në të kundërtën me këtë problem tjetër që është paraqitur në vitin 2018 ka qenë tërheqja e njohjeve ose revokimi i njohjeve …04’53Ka pasur rezultate të mira në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në këtë vit janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Omanin, Banglladeshin”, ka thënë ai.

Sipas këtij raporti, integrimi i Kosovës në Bashkimi Evropian në vitin 2018 ka qenë minimal për shkak se nuk ka arritur ta zbatojë kapitullin 2 të MSA-së, ndërsa lidhur me raportet me pesë vendet që nuk e kanë njohur vendin tonë, Kosova ka shkëmbyer takime me Greqinë kur pritet të hap edhe një zyrë, kurse sa i takon Spanjës ato vetëm sa i kanë ftohur tutje marrëdhëniet.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sipas “Vjetarit të politikës së jashtme kosovare”, thuhet se vendi nuk ka arritur të aplikojë në Këshillin e Evropës dhe tani pritet të aplikojë për anëtarësim në Interpol.

Drejtori për çështje rajonale në ministrinë e Punëve të Jashtme , Fitim Gllareva tha se tërheqja e njohjeve ndaj Kosovës më shumë ka qenë një propagandë e Serbisë pasi që si MPJ nuk kanë pranuar asnjë letër zyrtare nga këto shtete që kanë tërhequr njohjet.

Sipas tij, shteti i Kosovës këtë vit ka pasur vendosje e marrëdhënieve diplomatike ka qenë më intensive sesa vitet e kaluara.

“Kjo puna e ç’ njohjeve ka qenë pak më shumë propagandë e Serbisë sesa që ka ndodhur në të vërtet, ne si ministri e jashtme nuk është që kemi marr ndonjëherë njoftim. Letë çka do që të ketë qenë prej shteteve që u janë referuar që kanë tërhequr njohjet. Ka qenë vazhdimësi e asaj që Serbia bënë që nga pavarësia, por edhe më herët, që i ka si të thuash dy shina në raport me Kosovën, njëra që është ta minoj shtetësinë, subjektivitetin e asaj çka kemi arritur deri sot edhe pjesa tjetër është ajo shina tjetër ndarja e Kosovës në njëfarë forme prej integrimeve në BE”, u shpreh ai.

Sa i takon vendosjes së shkëmbimeve në rajon, ai tha se edhe krerët e shtetit kanë bërë shkëmbime të rëndësishme rajonale.

Kurse, Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha se tri sfidat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës janë shteti i Serbisë,mungesa e kapaciteteve diplomatike dhe klientelizmi, si dhe lodhja ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas Qehajes shtetet partnere të Kosovës nuk po kanë tendenca që ta shtyjenë Kosovën drejt mekanizmave ndërkombëtar derisa nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Serbinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit