Kastrati ia dorëzon kredencialet presidentit të Sllovenisë

Mos i humb

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Zyrën e Presidentit, ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, duke u akredituar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Slloveni.

Me këtë rast, siç njofton komunikata nga MPJ, presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në Republikën e Sllovenisë Ambasadorit Kastrati.

Ambasadori Kastrati, gjithashtu, theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.​/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit