Të paktën 19 terroristë janë “neutralizuar” në Turqi gjatë periudhës prej 24 orëve, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e Turqisë.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në njoftimet e tyre për terroristët të cilët ose janë dorëzuar, vrarë apo kapur.
Në njoftim thuhet se 10 terroristë u neutralizuan në Sirnak dhe nga 4 në Diyarbakir dhe Batman si dhe një në Gaziantep.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra dhe fëmijë./Rtv Islam/