Janë rikthyer kolonat e gjata në pikën kufitare Merdare. Për të dalë nga territori i Kosovës duhet pritur deri në tri orë, ndërsa për të hyrë brenda Kosovës nevojiten vetëm 10 minuta.
Lexuesit kanë dërguar disa fotografi të cilat i kanë shkrepur deri sa ishin duke pritur në kolonë.
Për këtë tollovi të krijuar në kufi kanë njoftuar edhe Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar, të cilët kanë treguar se kolona e krijuar në Merdarë arrin deri në 1000 metra.
Përveç Merdares, nuk raportohet të ketë kolona edhe në pikat tjera kufitare./Kosova Post/