
Kryeministri Ramush Haradinaj sot pritet t’i bashkohet aksionit për pastrimin e Parkut të Gërmisë.
Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet aksion pastrimi te Parku i Gërmisë.
Në aksionin e sotëm merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Në këtë aksion që fillon nga porta në hyrje të Gërmisë, do të pastrohet brezi rrugor nga mbetjet ndërtimore./Kosova Post/


