Krasniqi i kërkon ministrit Shala: Merr masa ndaj mallrave me afat të skaduar

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi si anëtar i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, ka kërkuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala që të marr masa ndaj produkteve me skadencë që ofrohen në Supermarkete dhe Markete me emër në Kosovës që çdo ditë denoncohen nga qytetarët.

Në raportimin e sotëm të ministrit Shala para komisionit për ekonomi, ministri Shala mori ‘duartrokitje’ për vendimet e marra si ajo e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjes Hercegovinës si dhe vendimin për ndalesën e lodrave që Importohen nga Kina.

‘Sikurse masën që keni marrë për lodrat e Fëmijëve që importohen nga Kina me përbërje të elementeve të plumbit. Një veprim të tillë duhet ta bëni edhe ndaj produkteve ushqimore. Çdo ditë kemi denoncime nga ana e qytetarëve për fallsifikim skandecash me emër e mbiemër qe janë denoncuar nga qytetarët e Kosovës’ tha Memli Krasniqi duke kërkuar masë urgjente ndaj gjithë atyre marketeve me emër në Kosovë që për qytetarët ofrojnë produkte me afate të skaduara vetëm për përfitime personale.

“Asnjë nga ato nuk duhet të jenë të amnestune prej ligjit. Duhen dënime konkrete”, tha Krasniqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit