Një numër i vogël fëmijësh janë hospitalizuar me sëmundjen e botulizëm, sëmundje kjo e rrallë dhe potencialisht vdekjeprurëse e toksinës nervore e shkaktuar nga mjalta në qumësht.
Katër fëmijë në Teksas u sëmurën pasi kishin përdorë mjaltë në qumësht.
Tani, Food and Drug Administration (FDA) po paralajmëron kundër këtyre produkteve dhe çdo biberon që përmban mjaltë, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.
Shenja e parë e botulizmit në foshnja është zakonisht kapsllëku.
Rreth 10 për qind e furnizimit me mjaltë përmban spore nga një baktere toksike
Sporet e botulizmit nuk i dëmtojnë të rriturit, por mund të dobësojnë dhe paralizojnë muskujt e foshnjave
Gjendja mund të bëhet edhe fatale nëse dëmton muskujt e frymëmarrjes
Simptomat mund të bëhen të dukshme deri në 30 ditë pas ekspozimit, por kur bakteriet shpërndahen shpejte, simptomat shfaqen më shpejt – midis 18 dhe 36 orë.
/Kosova Post/