
Njësia Speciale e Kosovës Rosu, ka zhvilluar sot në mëngjes një aksion të madh në veri të vendit duke prangosur katër persona, të dyshuar për privim nga jeta të Oliver Ivanoviçit.
Pas këtyre zhvillimeve është mbajtur një protestë në verit të vendit.
Shtabi i ashtuquajtur i krizës së katër komunave serbe në veri të Kosovë ka dal me 4 konkluzione pas një takimi të jashtëzakonshëm që patën sot, në Mitrovicën Veriore.
Siç transmetojnë mediet e atjeshme ato janë:
Të hiqet taksa për prodhimet e Serbisë, pasi që për shkak të kësaj mase serbët do të shpërngulen nga këto hapësira.
Menjëherë të lirohet qytetarët e prangosur të Mitrovicës Veriore ose të ofrohen dëshmi valide për arsyet e kapjes së tyre
Të ruhet paqja dhe siguria dhe këtë ta garantojë KFOR-I dhe institucionet përgjegjëse ndërkombëtare në Kosovë
Të mbahen protesta të qetë dhe paqësore njëorëshe kundër “terrorit” politik dhe policor të Prishtinës ndaj Serbëve./Kosova Post/


