Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, në një bisedë telefonike komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka thënë se Serbia sillet me përgjegjësi, por Prishtina është ajo që provokon vazhdimisht.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiç, në bisedë e sipër me Hahn, ka thënë se serbët në Kosovë nuk janë të sigurt.
Po, sipas medieve serbe, bëhet e ditur se Vuçiç është pajtuar me kërkesën e komisionarit Hahn që Kosova dhe Serbia të punojnë në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.
Kjo bisedë telefonike, është bërë pas ngjarjeve në veri të Mitrovicës./Kosova Post/