“Transforimi i FSK-së është një kapitull i ri në bashkëpunim me NATO-n”

Mos i humb

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me temën “Siguria dhe bashkëpunimi rajonal në Europën Jug-lindore, transformimi i Forcën së Sigurisë dhe perspektiva euroatlantike”, u tha se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n është jetike për Kosovën, dhe se Kosova shpreh interesimin e saj për tu bërë partnere në paqe për rajonin.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha tha se Kosova nuk duhet vetëm të konsumoj, por ajo duhet që edhe të shërbej në rajon e më gjerë duke theksuar më tutje faktin që Kosova është e interesuar të bashkëpunoi me NATO-n dhe që në këtë mënyrë të krijohet një stabilitet i sigurisë në rajon.

“Zgjerimi i NATO-s në rajonin tonë e ka rritur sigurinë si për ne ashtu edhe për rajonin. Anëtarësimet e deritashme të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, kanë bërë që rajoni të jetë i sigurt. Kosova është e internuar që të bëhet partnere për paqen. Lidhja e Kosovës me NATO-n është historike dhe e veçantë. Tranzicioni i FSK është legjitim që të ofrojë siguri rajonale dhe globale. Tranzicioni i FSK-s është një kapitull i ri për Kosovën dhe do të filloj një bashkëpunim me NATO-n. Dua që Kosova mos të bëhet vetëm konsumuese por edhe të shërbej në rajon”, tha Berisha.

Ndërsa Fabricion Luciolli, president i Asociacionit të Traktatit të Alantikut, tha  se vizita jonë në Kosovë është për ta monitoruar nga afër situatën, ndërsa u  bëri thirrje të gjithëve që të jenë te bashkuar për një të ardhme më të mirë në sigurinë e vendit.

“Më duhet të them që ka një kohë të gjatë që nuk kam qenë këtu dhe jamë shumë i gëzuar. Ne jemi këtu ta shohim forcën e sigurisë nga aspekti jonë. Për të gjitha këto elemente rreth FKS-së dhe drejt partneritet me NATO0n do i bisedojmë sot. Ne duhet të jemi bashkë që ta monitorojmë bashkë situatën këtu. Nëse shihni pikturat e të kaluarës së këtij populli ai ka qenë i shkatërruar më parë dhe kjo është për të ardhur keq. Ne duhet të punojmë shumë me shumë për gjeneratat e ardhshme që po i shohim këtu” u shpreh Luciolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit