Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të politikanëve serbë lidhur me rrezikun siç kanë thënë ata që vjen nga formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Haradinaj gjatë një vizite në Plemetin ka thënë se Kosova po e formon ushtrinë për ruajtjen e paqes, e jo për ta okupuar territorin e saj.
Ai ka thënë se Serbia po bën propagandë.
Haradinaj ka folur edhe për Rezolutën e PSD-së, duke thënë se formimi i delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë është i nevojshëm.