
Nënkryetari i LDK- së, Lutfi Hazirika reaguar pas miratimit të rezolutës për dialogun, e cila nuk mori votat as tëpartisë së tij e as të Vetëvendosjes.
Haziri ka adresuar kritika ndaj koalicionit qeveritar dhe PSD- së, duke u thënë “punë të mbarë pa ne”.
Dje edhe koalicioni qeveritar, por edhe PSD vazhdimisht i kanë bërë thirrje LDK- së dhe VV- së që t’i bashkohen dialogut.
Ja reagimi i plotë:
Dy fjalë për ata që po e ftojnë LDK- në pas miratimit të Rezlutës
E miratuat rezolutën sipas “kompromiseve” mes PAN- istave e PSD. Na përjashtuat nga mundësia e ndërtimit të unitetit.
Shkelët mbi vullnetin e ofruar politik në tryezat politike.
Dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por i shikuat numrat në sallë dhe kërkuat të tregoni forcën e numrave. Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim.
E keni ndarë politikën e Kosovës, mirëpo nuk mund ta ndani Kosovën kurrë. Ajo do të bëhet edhe më e madhe dhe më unike. Për këtë ju suguroj. Ashtu siç e siguruat ekipin e presidentit Thaçi! Puna e mbarë pa Ne!


